Kosova regjistron edhe dy viktima dhe 195 raste me COVID-19

Doktorët në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Fotografi nga arkivi.

Në Kosovë, të enjten u regjistruan dy viktima dhe 195 raste të reja me koronavirus, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë. Viktimat jnaë nga Komuna e Prizrenit dhe Suharekës.

Rastet e reja me COVID-19 dalin pas testimit të 3.730 mostrave.

Sipas të dhënave, numri më i madh i rasteve të reja i përket grupmoshës 20-29 vjeç, përkatësisht 56 raste. Ndërkaq, nga mosha 0 deri 19 vjeç janë regjistruar 23 raste me koronavirus.

Kosova shënon rritje të shpejtë të rasteve me COVID-19

Gjatë 24 orëve paraprake janë shëruar 16 pacientë, ndërkaq raste aktive janë 1.065.

Që prej 13 marsit të vitit 2020 deri më 5 gusht 2021, në Kosovë janë regjistruar 109.039 raste me COVID-19, 2.270 të vdekur dhe 105.704 pacientë të shëruar.

Ndërkaq, sa i përket testimeve, që prej fundit të marsit deri më 5 gusht, në Kosovë janë administruar 469.857 doza. Prej kësaj shifre, 305.567 persona janë vaksinuar me një dozë, ndërkaq me dy dozat e vaksinës janë vaksinuar 164.290 persona.