Këshilla praktike nga Ukraina: Si të mbijetosh nën rrënoja
Your browser doesn’t support HTML5
Mykola Yakimenko u shpëtua, pasi u ngujua nën rrënoja, kur një raketë ruse goditi ndërtesën ku ai banon, në Kiev. Rreziku i shembjes së ndërtesave është aq i zakonshëm në Ukrainën e dërrmuar nga lufta, saqë shpëtimtarët dhe mjekët tani ofrojnë këshilla online për civilët që mund të gjenden në situata të ngjashme. Në mesin e udhëzimeve kryesore të tyre: Mbani ujë dhe një bilbil afër në rast urgjence, bëni zhurmë për t’i alarmuar shpëtimtarët, dhe mos bëni panik. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)