Kadri Kryeziu: Moskonstituimi i Kuvendit është krizë politike, jo kushtetuese
Your browser doesn’t support HTML5
Profesori Kadri Kryeziu, ish-nënkryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se kjo gjykatë mund të marrë deri në 60 ditë kohë për t’iu përgjigjur kërkesave të parashtruara lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, për shkak të procedurave burokratike. Ai thekson se problemi kryesor i moskonstituimit është politik dhe jo kushtetues, ndërsa vlerëson se përgjegjësinë e mbajnë të gjitha partitë, por më së shumti partia fituese në zgjedhjet parlamentare – Lëvizja Vetëvendosje. Sipas tij, nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda 20 ditësh, vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.