Jeta në Kashmir pas heqjes së autonomisë

Një grua ecë nëpër rrugët e boshatisura të Kashmirit. India, pas revokimit të autonomisë ka vendosur masa të rrepta sigurie dhe kufizime të lëvizjeve.
 

Dhoma e pritjes së një hoteli është e zbrazët. Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, ka thënë se revokimi i autonomisë do të lejojë që Nju Delhi të heqë qafe rajonin e "terrorizmit dhe separatizmit".

Një grua kalon pranë një xhamie në Kashmirin e banuar me shumicë myslimane. 

Burrat ngasin një motoçikletë në një treg të mbyllur. 

Për shkak të kufizimeve të vendosura nga autoritetet në Kashmir, këto taksi nuk kanë lëvizur për një kohë të gjatë nga ky vendparkim.
 

Një burrë lutet në xhami. Rajonin e Kashmirit e pretendon edhe Pakistani. Kryeministri pakistanez, Imran Khan, paralajmëroi për rrezikun e një masakre të re dhe spastrimit etnik të myslimanëve në Kashmir, sikurse ajo e Srebrenicës. 

Një grua kalon pranë forcave të sigurisë indiane. Pas revokimit të autonomisë, India dërgoi mijëra trupa në rajon. 

Një pompë derivateve që është mbyllur . 

Punëtorët e një gazete lokale pinë çaj gjatë pauzës. Linjat telefonike dhe shërbimet e internetit, po ashtu vazhdojnë të mbeten të bllokuara në Kashmir, me qëllim të parandalimit të trazirave.

Një grua nga Kashmiri ecë në rrugët e boshatisura. 

Kufizimet kanë ndalur edhe aktivitetet sportive. Një person ecë brenda një stadiumi të boshatisur. 

Një burrë nga Kashmiri lundron me një barkë tradicionale. 

Gazetarët punojnë në një qendër të mediave. Retorika mes Indisë dhe Pakistanit vetëm sa po tensionohet. Ato kanë zhvilluar dy luftëra dhe një konflikt të kufizuar mbi Kashmirin që nga viti 1947.

Një park i fëmijëve, por aty nuk dëgjohet asnjë zë fëmije. 

Një burrë lexon gazetën ndërsa të tjerët blejnë perime. Pakistani ka hedhur poshtë mundësinë e përgjigjes ushtarake ndaj vendimit të Indisë për t’i hequr statusin special rajonit të Kashmirit.