Izraelitët improvizojnë strehime nga sulmet iraniane
Sistemi izraelit i mbrojtjes ajrore, Kupola e Hekurt, duke shtënë për të penguar raketa gjatë një sulmi iranian mbi Tel Aviv, në orët e hershme të 18 qershorit.
Izraelitë duke nxituar për t'u strehuar në një parking automjetesh, gjatë një alarmi për sulme raketore nga Irani, në Tel Aviv, më 17 qershor.
Njerëz të strehuar në një stacion metroje, në Ramat Gan, afër Tel Avivit, më 17 qershor.
Një familje izraelite duke u fshehur nga raketat e mundshme iraniane në stacionin e metrosë, më 17 qershor.
Një burrë duke luajtur një instrument muzikor, gjatë strehimit në stacionin e metrosë në Ramat Gan, më 17 qershor.
Të afërmit duke vajtuar gjatë funeralit të katër pjesëtarëve të familjes Khatib, qytetarë palestinezë të Izraelit, të vrarë nga një sulm raketor iranian në Tamra, Izrael, më 17 qershor.
Funerali i pjesëtarëve të vrarë të familjes Khatib, më 17 qershor.
Forcat izraelite të sigurisë duke inspektuar një vend të goditur nga një raketë e lëshuar nga Irani, në pjesën qendrore të Izraelit, më 17 qershor.
Zjarrfikësit duke punuar në një vend të goditur nga një raketë iraniane, në Izraelin qendror, më 17 qershor.
Një burrë duke shkrepur një fotografi me telefon mobil, teksa raketat e lëshuara nga Irani fluturonin drejt Izraelit mbi territorin sirian, në Damask, më 18 qershor.
Djem nga familja Gaboa, beduinë që jetojnë në fshatin Al-Fura në Izraelin jugor, duke qëndruar brenda një strehimi të improvizuar kundërajror, më 17 qershor.
Izraelitë duke u strehuar gjatë sirenave paralajmëruese për sulme ajrore nga Irani, në Bnei Brak, afër Tel Avivit, më 17 qershor.
Strehimorja e improvizuar kundërajrore e familjes Gaboa, në jug të Izraelit, më 17 qershor.