Kur Irani dhe Izraeli ishin miq të mirë

Diplomati iranian, Reza Saffinia, duke përshëndetur ushtarët izraelitë teksa arrinte te rezidenca e presidentit të parë të Izraelit, Chaim Weizmann, afër Tel Avivit, më 1950.

Atë vit, Irani u nda nga fqinjtë arabë, duke njohur joformalisht shtetin e ri hebraik.

David Ben Gurion (majtas), kryeministër i parë i Izraelit, duke u takuar me diplomatin iranian, Reza Saffinia (me kostumin me vija), në një ndejë të organizuar nga një delegacion iranian në Jerusalem, më 1950.

Marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve do të bëheshin aq të ngrohta, saqë do të kishte fluturime të përditshme ndërmjet Teheranit dhe Tel Avivit. Fshehtas, Irani dhe Izraeli madje punuan bashkë për krijimin e një sistemi raketor.

Lopë qumështore duke u futur në një avion transportues për t'u dërguar në Iran, në një bazë ajrore izraelite, më 1965.

Përderisa Izraeli përfitoi nga nafta iraniane, Teherani siguroi ekspertizën izraelite në teknologjitë bujqësore dhe ushtarake.

Burra nga Lindja e Mesme dhe nga Afrika duke dëgjuar një ligjëratë për bujqësi në një qendër edukative në Beit Berl, në veri të Tel Avivit, më 1971.

Një martesë hebraike në një vend të panjohur në Iran, në vitet '50.

Ceremonia u udhëhoq nga rabini Shlomo Cohen Tzedek (në mes, djathtas).

Mundës nga Izraeli dhe Irani duke luftuar gjatë edicionit të shtatë të Lojërave Makabiane, në Tel Aviv, Izrael, në gushtin e 1965-tës. Lojërat mbahen çdo katër vjet dhe janë të hapura për atletët hebraikë nga e mbarë bota.

Hebrenjtë kanë qenë të pranishëm në Iran prej shekujsh. Në vitet '70, rreth 100.000 hebrenj jetonin në vend. Më 2012 besohej se kishin mbetur vetëm 8.756.

Një fotografi e shkrepur nga fotografi izraelit, Benno Rothberg, shfaq një koleg të tij duke iu afruar gërmadhave të Persepolit, kryeqytetit të lashtë të Perandorisë Persiane, më 1968.

Një anije-cisternë iraniane duke arritur një një port izraelit, më 1975.

Pas Luftës Gjashtëditore, më 1967, armiqësitë e arabëve me Izraelin dhe aleatët e tij çuan në një krizë ndërkombëtare nafte.

Nafta iraniane ishte shpëtimtare për Izraelin asokohe.

Një udhëtar izraelit (majtas) duke pirë një gllënjkë pranë punëtorëve afër lumit Shat al-Arab, në Iranin perëndimor, në vitet '50.

Izraelitët që jetonin në Iran para revolucionit të 1979-tës thoshin se nuk iu bënte fort përshtypje shtypja që shahu ia bënte popullit të vet.

"Ata nuk ankoheshin, dhe ne nuk ndërhynim", kujtonte një burrë izraelit, në një film për periudhën para revolucionit.

"Ne s'jemi të verbër, e dinim se në çfarë realiteti jetonim, por s'ishte puna jonë", thoshte ai.

Një fotografi e shkrepur nga fotografi izraelit, Benno Rothberg, shfaq arkeologë të paidentifikuar duke punuar në provincën Gilan të Iranit, më 1968.

Një ekspozitë botimesh iraniane, në një panair librash në Jerusalem, më 1963.

Ekipi i shahut i Iranit (majtas) gjatë ballafaqimit me homologët amerikanë, gjatë Olimpiadës Botërore të Shahut, në Haifa, Izrael, më 1976.

Para se revolucioni ta rrëzonte monarkinë iraniane më 1979, Teherani dhe Tel Avivi shkëmbenin turistë dhe mallra, në vend të raketave dhe dronëve. (Përgatiti: Trim Haliti)