Hetohet sulmi në Lahore
Your browser doesn’t support HTML5
Hetuesit pakistanezë kanë kërkuar për të dhëna dhe prova, të cilat ata shpresojnë që do të çojnë në kapjen e autorëve të sulmit të së dielës, në qytetin Lahore. Më shumë se 70 njerëz mbetën të vrarë e më shumë se 300 të tjerë të plagosur, kur një bombë shpërtheu në një park publik, në afërsi të këndit të lojërave të fëmijëve. Një grup taleban e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. (Reuters)