Sulme vdekjeprurëse në Indonezi

Your browser doesn’t support HTML5

Një seri shpërthimesh me bomba kanë goditur kryeqytetin e Indonezisë, Xhakarta, duke u pasuar me të shtëna me armë zjarri. Policia ka bërë të ditur se pesë sulmues dhe dy njerëz të tjerë janë vrarë. Grupi militant Shteti Islamik ka thënë se ka kryer sulmet në Xhakartë të Indonezisë, njofton një agjenci e lajmeve e lidhur me të.