Gjenocidi në sytë e një fëmije: “Rri pranë meje, mos u ndaj as edhe një sekondë”

Your browser doesn’t support HTML5

Në korrik të vitit 1995, Ademi ishte vetëm tetë vjeç. Sot, kujton kohën kur, bashkë me nënën dhe motrën më të vogël, u detyruan të largoheshin nga fshati i tyre, Sastavci, afër Srebrenicës. Kujton autobusët, kamionët dhe momentin kur, me të arritur në Potoçari - zonë e mbrojtur atëkohë nga Kombet e Bashkuara - një ushtar i Ushtrisë së Republikës Sërpska u përpoq ta ndante nga nëna. Në atë kohë, burrat dhe djemtë ndaheshin me forcë nga gratë dhe vajzat. Shumë prej tyre u vranë - në një krim që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e cilësoi si gjenocid në vitin 2007. (Përgatitën: Valona Tela dhe Bujar Tërstena)