Protesta në Izrael dhe në mbarë botën, kërkohet ndërprerja e luftës në Gazë
Demonstruesit në një tubim propalestinez kundër veprimeve të Izraelit dhe mungesës së vazhdueshme të ushqimit në Rripin e Gazës – që Organizata e Kombeve të Bashkuara e ka shpallur zyrtarisht si uri – gjatë protestës në Melburn, Australi, më 24 gusht 2025.
Në pankarta shkruhej: “Uria e foshnjave është krim lufte”.
Demonstrata në Melburn, Australi, më 24 gusht 2025.
Një aktivist propalestinez mban një pankartë me fotografinë e gazetarit të Al Jazeera-s, Anas al-Sharif, i cili u vra në një sulm izraelit në Gazë, gjatë një proteste në Bandung, më 24 gusht 2025.
Gjatë operacioneve izraelite kanë humbur jetën edhe shumë gazetarë, ndërsa organizatat e gazetarëve po ashtu kanë kërkuar që dhuna në Gazë të ndalet.
Njëkohësisht, në Izrael u mbajtën demonstrata kundër qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu në Tel Aviv.
Një performancë gjatë protestës më 23 gusht 2025.
Demonstruesit bllokojnë autostradën gjatë një proteste duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të pengjeve që mbahen nga Hamasi, pranë Bet Shemesh, Izrael, të dielën, më 24 gusht 2025.
Njerëzit marrin pjesë në një protestë duke kërkuar përfundimin e luftës dhe lirimin e menjëhershëm të pengjeve, në Tel Aviv, Izrael, më 23 gusht 2025.
Njerëzit në protestë kërkojnë përfundimin e luftës dhe lirimin e menjëhershëm të pengjeve që Hamasi mban në Rripin e Gazës, në Tel Aviv, Izrael, më 23 gusht 2025.
Njerëzit marrin pjesë në një protestë solidariteti me palestinezët dhe Gazën, e organizuar nga një grup i shoqërisë civile, në Dakar, Senegal, më 24 gusht 2025.
Demonstruesit mbajnë pankarta dhe flamuj gjatë protestës me moton “E gjithë Danimarka në rrugë për një Palestinë të lirë”, në Kopenhagë, Danimarkë, më 24 gusht 2025.
Një demonstrues propalestinez valëvit flamurin palestinez përpara parlamentit grek, gjatë një proteste në mbështetje të palestinezëve në Gazë. Athinë, Greqi, më 24 gusht 2025.
Motoçiklistët brohorasin slogane dhe valëvitin flamuj palestinezë gjatë “Vozitjes së Solidaritetit me Gazën”, një tubim i motoçiklistëve dhe aktivistëve në mbështetje të palestinezëve, në Nairobi, Kenia, më 24 gusht 2025.
Pamjet nga droni tregojnë demonstrues propalestinezë në varka, teksa shpalosin një pankartë mbi ujë, gjatë një proteste në shenjë solidariteti me palestinezët në Gazë dhe kundër Izraelit, në Stamboll, Turqi, më 23 gusht 2025.