Fotografitë e javës
Përfaqësues të bizneseve në Kosovë protestuan më 29 maj, duke bllokuar hyrjet e Prishtinës. Ata po kundërshtojnë liberalizimin e tregut të energjisë, vendim që hyri në fuqi më 1 qershor.
Disa persona shikojnë dhe fotografojnë perëndimin e diellit prapa ndërtesës së Kremlinit në Parkun Zariadie në Moskë.
Punëtorët ukrainas të emergjencës shuajnë zjarrin në një depo, pas një sulmi me dronë të kryer nga Rusia në Harkiv.
Një punonjës shëndetësor administron vaksinën kundër poliomielitit një fëmije, teksa një zyrtar policor bën roje në një lagje në Peshavar të Pakistanit.
Tenisti serb, Novak Gjokoviq, duke servuar gjatë ndeshjes kundër francezit, Corentin Moutet, në turneun French Open.
Ushtarët ukrainas gjatë stërvitjeve ushtarake në rajonin e Zaporizhjës.
Banorët lokalë shikojnë peshkatarët duke hedhur rrjetat e tyre në lumin Çenab në Multan të Pakistanit.
Fëmijët afganë marrin pjesë në një klasë të mbajtur në ambient të hapur në provincën Kandahar.
Një ushtar ukrainas pasi është kthyer nga një mision luftarak afër qytezës Pokrovsk në rajonin e Donjeckut.
Udhëheqësi i burgosur opozitar në Gjeorgji, Nika Melia, spërkat me ujë gjykatësin gjatë seancës dëgjimore në Tbilisi.
Një punëtor komunal pastron statujën e potetit rus, Aleksandr Pushkin, në Shën Petersburg.
Qytetarët vizitojnë tregun e kafshëve të ngritur para Festës së Bajramit në Peshavar të Pakistanit.
Trupat gjeorgjiane përgatiten për të marshuar në ceremoninë për ditën e pavarësisë më 26 maj.
Mbështetësit e Calin Georgescut, politikanit populist që fitoi rundin e parë të zgjedhjeve të anuluara presidenciale në Rumani, protestojnë para zyrës së prokurorit në Bukuresht, ku ai u paraqit.
Një shitës afgan pret klient në një rrugë në provincën Badakashan.
Priftërinjtë ortodoksë serbë gjatë një ngjarjeje fetare të organizuar në Beograd më 29 maj.
Një banor lokal qëndron pranë ndërtesave të dëmtuara nga sulmet ruse në rajonin ukrainas të Donjeckut.