Java në fotografi
Një grua në mes të borës pranë fshatit Lyubuçani, rreth 45 kilometra jashtë Moskës. (AFP / Yuri Kadobinov)
Një burrë duke ecur në një rrugë boshe, por të zbukuruar për festat e fundvitit. Shkup, Maqedoni e Veriut. (epa/EFE/Georgi Licovski)
Oficerët e zbatimit të ligjit në Armeni qëndrojnë roje jashtë zyrave qeveritare në Jerevan, gjatë një tubimi të opozitës kundër kryeministrit Nikoll Pashinian. (Reuters/Vahram Baghdasaryan)
Fëmijët duke u luhatur gjatë festimeve të Krishtlindjeve në Karaçi, Pakistan. (epa-EFE / Shahzaib Akber)
Një peshkatar në brigjet e lumit Vardar në Shkup. (epa-EFE / Georgi Licovski)
Dy të porsamartuar rusë puthen gjatë ceremonisë së tyre të martesës në një shpellë akulli në Parkun Zaryadye, në qendër të Moskës. (epa-EFE / Sergei Ilnitsky)
Një burrë ushqen pulëbardhat në një plazh në portin e Detit të Zi, në Krime. (Reuters / Alexey Pavlishak)
Presidentja e re e Moldavisë, Maia Sandu, puth flamurin kombëtar gjatë ceremonisë së saj të inaugurimit në Kishinjev. (AFP / Bogdan Tudor)
Një burrë me maskë mbrojtëse në fytyrë merr pjesë në një meshë të Krishtlindjeve në katedralen Alexander Nevsky, në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje. (Reuters / Stoyan Nenov)
Një punëtor mjekësor i bën testin për koronavirus një gruaje në Beograd. (AP / Darko Vojanoviq).
Një ushtar ukrainas i bie violinës në një gropë pranë vijës së frontit me separatistët pro-rusë, në rajonin Donjeck. (AFP / Anatolii Stepanov)
Dy argëtues duke ecur në një rrugë të Shën Petersburgut. (Reuters/Anton Vaganov)
Të krishterët duke u lutur përpara Krishtlindjeve në Lahore të Pakistanit. (epa-EFE / Rahat Dar)
Një grua duke ecur pranë një kishe në Podolsk, jashtë Moskës. (AFP / Yuri Kadobnov)
Një ari lodër me një maskë mbrojtëse në një panair të Krishtlindjeve, në Kiev të Ukrainës. (Reuters / Valentyn Ogirenko)
Një fëmijë rumun pranë varrit të një viktime të revolucionit anti-komunist të vitit 1989, në Bukuresht. (AP / Vadim Ghirda)
Një pamje e selisë së Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë, në qendër të Moskës. (AFP / Dimitar Dilkoff)
Një argëtues rruge, i veshur si ari, në Bukuresht të Rumanisë. (Reuters / Octav Ganea)
Një burrë i plagosur nga shpërthimi i një bombe në Kabul të Afganistanit. (Reuters / Mohammad Ismail)