Fotografitë më të mira të javës
Një zyrtar policor arreston një protestuese në Jerevan, ku qytetarët po kërkojnë që kryeministri armen, Nikol Pashinian të japë dorëheqje për shkak të marrëveshjes së arritur me Azerbajxhanin. (AP/Hayk Baghdasaryan)
Pjesëtarët e Gardës presidenciale të Nderit marrin pjesë në ceremoninë e organizuar në Bukuresht për të shënuar Ditën e Bashkimit të Rumanisë. (epa-EFE/Robert Ghement)
Shitësit afganë shesin portokaj në një treg në Bati Kot në provincën Nangarhar.(epa-EFE/Ghulamullah Habibi)
Një grua afgane në Kabul duke bartur dru. (AP/Rahmat Gul)
Pjesëtarët e një familjeje në Afganistan, që kanë humbur gjymtyrët e tyre pasi kanë shkelur në mina kur kanë qenë duke lozur pranë shtëpisë së tyre, bëjnë një fotografi në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara që shënohet më 3 nëntor. (epa-EFE/Ghulamullah Habibi)
Një person qëndron pranë në dyqani në Moskë. (AP/Alexander Zemlianichenko)
Një anëtar i një klubi lokal ushtarak merr pjesë në ceremoninë për shënimin e Ditës së Ushtarit të Panjohur, pranë monumentit për Luftën e Dytë Botërore në Stavropol, Rusi.(Reuters/Eduard Korniyenko)
Një minator që sapo ka përfunduar orarin e punës në minierën Lonea, në Petrila të Rumanisë.(AFP/Daniel Mihailescu)
Një çoban me bagëtinë e tij në Jalalabad, Afganistan. (AFP/Noorullah Shirzada)
Një person me shikim të dobësuar në Institutin për të Verbrit në Peshavar, Afganistan. Sipas raportimeve, janë diku 5 milionë persona me ndonjë aftësi të kufizuar. Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar çdo vit shënohet më 3 dhjetor. OKB-ja kishte vendosur më 1992 që ta shënonte këtë ditë me qëllim që të “promovohen të drejtat dhe mirëqenia e personave me aftësi të kufizuara në çdo sferë të shoqërisë”.(epa-EFE/Bilawal Arbab)
Një ushtar i plagosur kalon pranë bustit të babait të presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev, i cili ka qenë po ashtu president. Busti është i ngritur në Aghjabadi të Azerbajxhanit.(AP/Emrah Gurel)
Një ushtar afgan tregon aftësitë e tij gjatë ceremonisë së diplomimit të mbajtur në bazën ushtarake në Guzara në provincën Herat.(AFP/Hoshang Hashimi)
Në një ekran të vendosur në Moskë tregohen masat parandaluese kundër pandemisë COVID-19.(AFP/Dimitar Dilkoff)
Qytetarët në Stavropol, përmes këtyre shenjave të vendosura në sheshin Vladimir Lenin, paralajmërohen që të mbajnë maska dhe distancën. (Reuters/Eduard Korniyenko)
Një berber duke ia prerë flokët një djali në Pakistan, në Ditën Botërore të AIDS-it në Pakistan. Sipas doktorëve, prerjet që mund të bëhen nga brisqet e pasterilizuara janë në mesin e arsyeve kryesore të përhapjes së AIDS-it.(epa-EFE/Arshad Arbab)
Një grua ka vendosur mbi kokë një qese plastike për t’u mbrojtur nga shiu, teksa merr pjesë në ceremoninë fetare për të festuar Shën Andreun, në një fshat në lindje të Rumanisë. Pavarësisht motit të keq dhe pandemisë së koronavirusit, qindra besimtarë ortodoksë u mblodhën jashtë një shpelle në lindje të Rumanisë për të shënuar këtë festë fetare. (AP/Vadim Ghirda)
Një foto e bërë nga ajri e fushave të mbjella me grurë në Abaliget të Hungarisë. (epa-EFE/Tamas Soki)
Forcat e sigurisë arrestojnë dy persona, teksa mbështetësit e opozitës protestojnë kundër rezultatit të zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi. Për tre muaj, në Minks dhe në mbarë Bjellorusinë po mbahen protesta ku po kërkohet largimi nga pushteti i Alyaksandr Lukashenkës. (AFP/Stringer)
Disa persona bartin arkivolin e shkencëtarit iranian, Mohsen Fakhrizadeh në Mashhad, Iran. Farkizadeh u vra më 27 nëntor në periferi të Teheranit, në atë që dukej si një operacion ushtarak. Vrasja e tij ka rritur shqetësimet se mund të nxitet një konflikt i ri ndërmjet Iranit dhe Izraelit apo Shteteve të Bashkuara.(Massoud Nozari/West Asia News Agency via Reuters)
Një burrë tregon një viç të porsalindur në Lachin, që gjendet në rajonin e Nagorno Karabakut, ku për gjashtë javë ka pasur luftimeve ndërmjet forcave të Armenisë dhe Azerbajxhanit.(AFP/Karen Minasian)
Një person qëndron në mesin e gjësendeve të djegura, pasi një zjarr shpërtheu në Aziz Bhatti të qytetit pakistanez, Karaçi. (epa-EFE/Shahzaib Akber)