Fotografitë e javës

Një person shëtit qenin e tij në Stavropol, Rusi. (Reuters/Eduard Korniyenko)

Fëmijët afganë ndajnë farat e shegë në Kandahar, të cilat më pas eksportohen. (epa-EFE/Muhammad Sadiq)

Një yll rubini i vendosur në një nga kullat e Moskës. (AFP/Kirill Kudryavtsev)

Një grua që ka vendosur maskë, teksa kalon pranë një murali në Beograd që i është dedikuar mitropolitit të ndjerë, Amfilohije. (AP/Darko Vojinovic)

Dy burra afgan në një qerre. (AP/Rahmat Gul)

Robotë të krijuar nga disa banorë lokalë të rajonit Donetsk, të Ukrainës, territor ky që është nën kontrollin e separatistëve të mbështetur nga Rusia. (Reuters/Alexander Ermochenko)
 

Një person largon akullin nga kabllot mbi një urë në Vladivostok të Rusisë. (TASS/Viktor Gokhovich)

Mjegulla ka mbuluar hapësirën përreth Kështjellës së Somoskos, në afërsi të Salgotrajanit në Hungari. (epa-EFE/Peter Komka)
 

Disa persona mbi një deve në një plazh të Karaçit, Pakistan. (epa-EFE/Rehan Khan)

Një punëtor dezinfekton këpucët e një nxënësi në një shkollë në Lahore. Pakistani më 26 nëntor mbylli sërish të gjitha institucionet arsimore, për shkak të rritjes së madhe të rasteve të reja me koronavirus.(AP/K.M.Chaudary)

Një burrë dhe djali i tij mbajnë në duar pjesë të një stufe për ngrohje teksa nisen drejt shtëpisë së tyre në Kabul. Për shkak të mungesës së energjisë elektrike, shumica e banorëve të Afganistanit përdorin qymyr dhe dru për ngrohje gjatë zezonës së dimrit. (epa-EFE/Hedayatullah Amid)

Një burrë në kopshtin e tij në Stepanakert, qytetin kryesor azerbajxhanas në rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut.(AFP/Karen Minasian)

Qytetarët kalojnë pranë një grafiti në Omsk ku paraqitet lufta e një punëtori shëndetësor rus kundër koronavirusit të ri. (Reuters/Aleksei Malgavko)

Pjesëtarë të Baletit të Kosovës marrin pjesë në prova në Prishtinë. (epa-EFE/Valdrin Xhemaj)

Një grua mban në duar një dorezë boksi teksa merr pjesë në një protestë më 23 nëntor kundër dhunës së policisë në Minsk. (AFP)

Municion i pashpërthyer gjendet në afërsi të një depoje armatimesh në Aeygestan, që gjendet në periferi të qytetit Stepanakert në rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut.(AP/Sergei Grits)

Disa vajza performojnë në një shfaqje baleti të organizuar nga një institucion privat në Moskë.(epa-EFE/Sergei Ilnitsky)

Një person shet çadra pranë dyqaneve të mbyllura në veri të Teheranit. (AP/Vahid Salemi)

Policia teksa arreston një mbështetës të opozitës gjatë një tubimi në Minsk më 22 nëntor. (TASS)

Një fëmijë afgan, i cili është i zhvendosur, qëndron jashtë strehimores ku ai banon në Kabul.(Reuters/Mohammad Ismail)