Gara për t’i evakuuar qytetarët ukrainas mes avancimeve të ushtarëve rusë
Your browser doesn’t support HTML5
Forcat ushtarake ruse po i afrohen Pokrovskes, fshat strategjik mes Donjeckut dhe Zaporizhjas. Teksa vija e frontit të luftës po afrohet, policia ukrainase po kryen evakuime të detyrueshme, duke i paralajmëruar banorët për bombardimeve të vazhdueshme dhe rritje të rrezikut. Korrespondenti i Current Time – televizion në gjuhën ruse nga Radio Evropa e Lirë – Oleksiy Prodayvoda u është bashkuar zyrtarëve policorë teksa ata kanë evakuuar familjarë të cilët janë shpërngulur edhe më parë nga shtëpitë e tyre. (Përgatitën: Krenare Cubolli dhe Bujar Tërstena)