Dua Lipa elektrizon Prishtinën
Dua e ka pasur një performancë rreth dyorëshe, përgjatë së cilës i ka kënduar hitet e saj më mëdha. Qershia mbi tortë ka qenë përformanca me babanë e saj, të cilët e kanë kënduar bashkë këngën Era të grupit Gjurmët. I gjithë publiku ka kënduar së bashku me ata dy.
Duke folur në gjuhën shqipe, Dua ka thënë se është e shumë e lumtur që ka rritur të themelojë festivalin me familjen e saj dhe i ka falënderuar të gjithë ata që kanë ndihmuar në organizimin e këtij edicioni.
Në netët tjera do të këndojnë edhe artistë tjerë me famë botërore, përfshirë Shawn Mendes.
Dua Lipa ka prejardhje shqiptare, pasi dy prindërit i ka nga Kosova, por ajo vetë ka lindur në Mbretëri të Bashkuar.
Ajo përmend shpesh Kosovën dhe prejardhjen e saj.
Në një postim në Instagram më 2 gusht, ajo ka thënë se është shumë mirënjohëse dhe e lumtur që është në Prishtinë.“JU DUA me krejt zemrën”, i ka thënë ajo publikut të saj.