Një ish-diplomat rus, i lidhur me skandalin për shmangien e sanksioneve ku u përfshi një agjent i Byrosë Federale të Hetimit (FBI) dhe një oligark rus, u dënua me dy muaj burgim nën akuzat se kishte gënjyer agjentët e zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara.
Shqiptimi i dënimit ndaj Sergei Shestakovit mbyll një kapitull në rastin që turpëroi FBI-në, por po ashtu hodhi dritë të re mbi Oleg Deripaskën, një miliarder të lidhur me Kremlinin i cili prej kohësh ka qenë në shënjestër të FBI-së.
Në dokumentin përfundimtar të gjykatës, prokurorët amerikanë argumentuan se Shestakov, 71 vjeç, që ka punuar si përkthyes i autorizuar në një gjykatë federale pasi mori shtetësinë amerikane më 2013, ishte i vetëdijshëm se ishte vepër penale të gënjente agjentët e FBI-së të cilët po e hetonin agjentin në pension të FBI-së, Charles McGonigal.
Në kohën e pensionimit më 2018, McGonigal ishte një nga agjentët kryesorë të posaçëm në zyrat e FBI-së në Nju Jork dhe kishte mbikëqyrur hetimet kundër spiunazhit në rastet e spiunëve rusë dhe oligarkëve.
Në seancën e 16 tetorit, gjykatësi amerikan, Jed Rakoff, e udhëroi Shestakovin të qëndronte në burg për dy muaj, dy vjet lirim të mbikëqyrur dhe gjobë prej 100 dollarësh. Ky është dënim më i lehtë sesa paraprakisht kishin kërkuar prokurorët. Ai do të nisë vuajtjen e dënimit në shkurt.
Avokatja e Shestakovit kishte që dënimi i tij të jetë në përputhje me kohën sa ka qëndruar në paraburgim, që nënkupton për periudhën e shkurtër kohore që ai qëndroi në paraburgim më 2023 para se të lirohej me kusht.
Në qendër të rastit ishin bisedat që Shestakov zhvilloi me Yevgeny Fokin, një ish-diplomat rus, të cilin e cilësonte mik të vjetër.
Fokin, një drejtues i lartë në kompaninë kryesore të Deripaskës, En+, nisi të vëzhgohej nga FBI-ja në korrik të vitit 2019, sipas dokumenteve gjyqësore, dhe pajisjet elektrike iu sekuestruan gjatë hyrjes në SHBA në gusht të vitit 2021.
Viza e tij amerikane iu revokua një vit më pas me kërkesë të FBI-së. Sipas FBI-së, ai ishte i lidhur me Shërbimin e Inteligjencës së Jashtme të Rusisë.
SHIKONI EDHE: Amerikano-rusi del para gjyqit për sanksionet ndaj DeripaskësSipas dokumenteve gjyqësore, prokurorët amerikanë po ashtu kanë pretenduar se Forkin ishte një “bashkëpunëtor ndaj të cilit nuk është ngritur akuzë” i Shestakovit dhe ish-agjentit të FVI-së McGonigal.
Deripaska, të cilit FBI-ja ja bllokoi vizën në fillim të vitit 2000, u sanksionua nga SHBA-ja në prill të vitit 20198 për shkak të lidhjeve të tij me Kremlinin. Më 2022, ndaj tij u ngrit aktakuzë nën dyshimet se kishte planifikuar që e dashura e tij shtatzënë të lindje në SHBA, në mënyrë që fëmija të ishte shtetas amerikan.
Sipas dokumenteve gjyqësore, McGonigal u njoftua me Fokinin përmes Shestakovit. McGonigal më vonë hetoi një tjetër oligark rus që ishte rival i Deripaskës, si dhe pranoi pagesa përmes një kompanie në Qipro.
Gjatë gjykimit, avokatët mbrojtës thanë se puna u bë në emër të En+, e jo të Deripaskës, duke përmendur një dëshmi të Fokinit.
SHIKONI EDHE: Ish-agjenti i FBI-së pranon se ka punuar për manjatin rus DeripaskaMë 21 nëntor 2021, në një takim me agjentët e FBI-së, Shestakov kishte minimizuar raportin e tij dhe raportin e McGonigalit me Fokinin. Agjentët ia sekuestruan telefonin.
Një javë më vonë, në bazë të ligjit për regjistrimin e agjentëve të huaj, ai zbuloi se punonte për Fokinin dhe En+.
Në janar të vitit 2023, Shestakov u arrestua në shtëpinë e tij në Konektikat dhe ndaj tij u ngritën pesë akuza, përfshirë akuzën se kishte gënjyer për raportin e tij me Fokinin, por edhe agjentët e FBI-së dhe regjistrin për agjentët e huaj. Qershorin e kaluar, pasi autoritetet amerikane hoqën katër akuza, ai pranoi fajësinë.