Stacioni i metrosë në Kiev dëmtohet nga sulmet ruse – për të gjashtën herë
Një burrë inspekton një pjesë motori pas sulmeve ajrore ruse me dronë gjatë natës në Kiev, më 20-21 korrik. Në sfond shihet hyrja e stacionit të metrosë Lukyanivska.
Stacioni Lukyanivska i fotografuar më 21 korrik.
Ky stacion i ngarkuar i metrosë në Kiev është dëmtuar tashmë gjashtë herë nga sulmet me dronë dhe raketa ruse që nga fillimi i pushtimit në shkallë të gjerë nga Kremlini në shkurt të vitit 2022.
Një strukturë pranë stacionit të metrosë Lukyanivska, e shkatërruar nga sulmi me dron më 21 korrik.
Ky stacion ishte dëmtuar më herët edhe në sulmet e datave 15 mars 2022, 29 dhjetor 2023, 8 korrik 2024, 18 janar 2025 – kur tre persona u vranë nga një sulm me raketë balistike jashtë metrosë – si dhe më 24 prill 2025.
Njerëz të strehuar brenda stacionit Lukyanivska në dhjetor 2024, gjatë një sulmi ajror.
Ky stacion metroje është një nga shumë të tillë në Kiev që shpesh mbushet me banorë të lagjeve përreth, të cilët strehohen aty gjatë alarmeve për sulme.
Copëza të një motori pranë një tabele të stacionit të metrosë Lukyanivska, të fotografuara më 21 korrik.
Ky stacion ndodhet pranë restorantit të parë McDonald’s në Ukrainë, i hapur në vitin 1997, dhe përballë një ndërtese të njohur shumëkatëshe.
Diku tjetër në Kiev, më 21 korrik, një tjetër dron Shahed goditi këtë bllok banimi në lagjen qendrore Shevçenkivski.
Një burrë pastron brenda ndërtesës së dëmtuar në lagjen Shevçenkivski.
Rrënojat e shpërndara pas sulmit me dron në lagjen Shevçenkivski.
Autoritetet e Kievit thonë se një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën nga sulmet e 21 korrikut. Sulme u raportuan gjithashtu edhe në rajonet e Harkivit dhe Ivano-Frankivskut.