Civilët ukrainas evakuohen nga Kupjansku nën sulmet e dronëve rusë

Your browser doesn’t support HTML5

Korrespodenti i televizionit Current Time – i Radios Evropa e Lirë – Borys Sachalko, u është bashkuar vullnetarëve ukrainas që janë duke u ndihmuar banorëve lokalë të evakuohen nga vija e frontit të luftës afër Kupjanskut, pozicion kyç, i cili është sulmuar ashpër nga forcat ruse. Shumica e kërkesave për evakuime bëhen nga familjarë të shqetësuar. Por, pavarësisht rreziqeve nga sulmet e vazhdueshme me dronë, disa banorë vazhdojnë të qëndrojnë në ato zona. (Përgatitën: Krenare Cubolli dhe Ibrahim Berisha)