A janë zgjedhjet lokale mollë sherri për bllokadën institucionale?
Your browser doesn’t support HTML5
Në Kosovë, momentalisht, nuk po ndodh asgjë – dhe, njëkohësisht, po ndodh gjithçka. Asgjë, sepse në mungesë të një qeverie me kompetenca ekzekutive, shumë punë kanë mbetur pezull. Dhe, gjithçka, për faktin se çdo 48 orë që mbahet seancë për konstituimin e Kuvendit dhe del një tezë e re.