“Agim historik” në Lindje të Mesme: Trump në Izrael teksa Hamasi i liron të gjitha pengjet e gjalla

Your browser doesn’t support HTML5

Presidenti amerikan, Donald Trump, arriti të hënën në Izrael, bashkë me ekipin e tij, për të shënuar kthimin e 20 pengjeve izraelite në shtëpi, të cilat janë mbajtur nga Hamasi – grup palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera – prej tetorit të vitit 2023. Pas takimeve dhe një fjalimi në Parlamentin e Izraelit, Trump udhëton në Egjipt, për të diskutuar me liderë botërorë për paqen afatgjate në Lindje të Mesme. (Përgatitën: Krenare Cubolli dhe Ibrahim Berisha)