Turqia tërhiqet nga Konventa që synon mbrojtjen e grave nga dhuna

Foto ilustrim.

Turqia është tërhequr nga traktati i parë detyrues në botë, për të parandaluar dhe luftuar dhunën ndaj grave. Kjo është bërë përmes një dekreti presidencial, nga ana e presidentit turk, Reccep Tayip Erdogan.

Tërheqja Turqisë është “pengesë e madhe” në përpjekjet për të mbrojtur grate, ka thënë sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës, Marija Pejcinovic Buricshe, raporton AFP.

Konventa e Stambollit e vitit 2011, e nënshkruar nga 45 vende dhe Bashkimi Evropian, kërkon që qeveritë të miratojnë legjislacionin që ndjek penalisht dhunën në familje dhe dhunën ndaj grave.

Çka përmban Konventa e Stambollit?

Konservatorët në Turqi kishin deklaruar se ky dokument dëmton unitetin e familjes, inkurajon divorcin dhe se referencat e saj për barazinë po përdoren nga komuniteti LGBT (Lezbiket, Homoseksualët, Biseksualët, Transgjinorët dhe Ndërseksualët) për të arritur që të pranohen më gjerë në shoqëri.

Publikimi i dekretit në gazetën zyrtare nxiti zemërim midis grupeve të të drejtave të njeriut. Gjithashtu u bën thirrje për protesta në Stamboll.

Gokce Gokcen, nënkryetare e partisë kryesore të opozitës CHP tha se dalja nga traktati nënkupton "mbajtjen e grave si qytetare të klasit të dytë dhe lejimin e vrasjes së tyre".

"Pavarësisht nga djallëzia juaj, ne do të qëndrojmë gjallë dhe do të rikthehemi në konventë", tha ajo në Twitter.

SHIKONI EDHE: Pandemia - dhunë, varfëri dhe përgjegjësi për gratë

Turqia kishte debatuar për një largim të mundshëm nga konventa, pasi një zyrtar i partisë së presidentit Erdogan ngriti këtë çështje vitin e kaluar.

Që nga ajo kohë, gratë kanë dalë në rrugë në qytete anembanë vendit duke i bërë thirrje qeverisë që të vazhdojë zbatimin e dokumentit.

SHIKONI EDHE: Konventa e Stambollit përfshihet në Kushtetutën e Kosovës

Ministrja e Punës, Familjes dhe Shërbimeve Shoqërore, Zehra Zumrut Selcuk i tha agjensisë zyrtare të lajmeve Anadolu se kushtetuta dhe ligjet e brendshme të Turqisë do të ishin "garantimi i të drejtave të grave".

"Ne do të vazhdojmë luftën tonë kundër dhunës me parimin e tolerancës zero", tha ajo të shtunën.

Dhuna në familje dhe vetëvrasjet mbesin një problem serioz në Turqi. Vitin e kaluar, 300 gra u vranë sipas grupeve të të drejtave të grave. Organizatat për të drejtat e njeriut, akuzojnë presidentin Erdogan për politika gjithnjë e më shumë konservatore, gjatë 18 viteve të tij në pushtet.