Gomonet e shndërruara në çanta!
Një barkë me migrantë duke iu afruar ishullit grek të Lesbosit.Përveç numrit të madh të njerëzve, Lesbos po përpiqet që të përballet edhe me gomat e gomoneve të shkatërruara.
Anijet e gomës shkatërrohen posa arrijnë në ishull. Jelekët e gomës gjithashtu mund të gjenden gjithkund nëpër plazha.
Në kampin e refugjatëve në Moria, materiali i mbledhur nga anijet e gomës është prerë me përmasa të caktuara. Lesbos mund të jetë fundi i rrugës për disa prej migrantëve në kamp, por dy femra të reja holandeze kanë dalë me një ide për të ricikluar mbetjet e kësaj krize dhe për t’i inspiruar migrantët e rinj.
Fillimisht, një vullnetar tregon se si përdoret ky material. Kjo ishte hera e parë për shumicën e migrantëve të rinj që punojnë me mjete e materiale të tilla.
Për ata që kanë forcë të mjaftueshme, është një proces shumë i kënaqshëm.
Raida Matar, 13 vjeçare, një refugjate nga Iraku, ishte e impresionuar nga fuqia e krijueses holandeze, Floor Nagler, 24 vjeçare.
Floor, një studente 24 vjeçare e tekstilit, është udhëheqëse e punëtorisë që i mëson migrantët se si t’i punojnë këto çanta nga materiali i barkave. Këtë projekt ajo po e realizon bashkë me shoqen e saj, Didi Aaslund.
Floor i udhëzon migrantët se si t’i punojnë këto çanta.
Floor i udhëzon migrantët se si t’i punojnë këto çanta.
Vënia e rripave nuk është aq e lehtë.
Didi Aaslund, një vullnetare holandeze, ka ndihmuar me dizajnin e çantave. Bashkë me Floor, ajo e udhëheqë këtë projekt, si dhe trajnimet. Ajo po i tregon rripat e krijuar nga materiali i huazuar i gomoneve dhe jelekëve të shpëtimit.
Këto klasë trajnimi kanë tërhequr vëmendjen e disa njerëzve në kampin e refugjatëve në Moria.
Posa të rregullohen rripat, krejt çka mbetet është mbyllja e kopsave.
Dhe provojeni!
Raida, 13 vjeçare, tani është e pajisur për rrugëtimin e saj të mëtutjeshëm, me një çantë të saj. Nagler thotë se “fëmijët janë shumë të lumtur kur krijojnë diçka vetë, ata ndihen të fuqishëm…”.