Një pamje mbi Evropën Lindore

Yerevan, në Armeni. Një shtesë e lehtë e borës mbulon “Memorialin e Gjenocidit”.

Malet Qendrore Ballkanike në Bullgari. Monumenti i braktisur komunist i Buzludzhës.

Loket, në Republikën Çeke. Qyteti është emëruar në bazë të fjalës çeke ‘bërryl’; një referencë kjo e lumit që e rrethon qytetin.

Moska, në Rusi. “Sheshi i Kuq”, në një mëngjes të pastër vjeshte.

Bukureshti, në Rumani. Pallati i madh i Parlamentit, në qendër të Bukureshtit.

Shën Petërsburgu, në Rusi. Kisha e qytetit, në një ditë vjeshte. 

Oswiecim, në Poloni. Mbetjet e ndërtesës që mbante të burgosurit e kampit famëkeq të Aushvicit.

Budapesti, në Hungari. Statuja e Lirisë, prej nga shihet Budapesti. E ndërtuar në vitin 1947 për “Heronjtë sovjetikë të Lirisë”, mbishkrimi është ndryshuar menjëherë pas shembjes së ish-Bashkimit Sovjetik. Tash, në monument është i shkruar dedikimi: “Në kujtim të të gjithë atyre që sakrifikuan jetët për liri, pavarësi dhe prosperitet të Hungarisë.”

Brasov, në Rumani. Kështjella e Branit, gjithashtu e njohur si “Kështjella e Drakulës”.

Gagra, në Abkhazi. Pushuesit rusë në bregun e Detit të Zi. Rajoni i shkëputur gjeorgjian, i cili pretendon shtetësinë e vet, mbetet tërësisht i panjohur. Por, ai është një destinacion i njohur për klasën punëtore ruse.

Kosice, në Sllovaki. Bulevardi kryesor i Kosicës duket sikur është çarë në mes, për t’i lënë vend Katedrales së Shën Elizabetës.

Shën Petërsburgu, në Rusi. Fletët kanë mbuluar “Kopshtet Verore”.

Moska, në Rusi. Hotel Ukraina, i ndriçuar, në muzg. Hoteli është një nga ikonat “Shtatë Motrat” – rrokaqiej të ndërtuar gjatë sundimit të Stalinit.

Moska, në Rusi. Statuja e çeliktë e Punëtorit dhe Gruas Kolkhoz”, me hapa drejt së ardhmes.

Bërno, në Republikën Çeke. Majat e mprehta të Katedrales së Shën Pjetrit dhe Palit dominojnë horizontin.

Tbilisi, në Gjeorgji. Një kishë Ortodokse mbi lumin Kura.

Gali, në Abkhazi. Një kolegj i shkatërruar në jug të Abkhazisë, në afërsi të kufirit ‘de facto’ me pjesën tjetër të Gjeorgjisë. Pas një konflikti të egër etnik në fillim të viteve 90-të dhe një lufte të shkurtë që çoi në pushtimin rus në vitin 2008, rajoni mbetet një zonë me ndërtesa të zbrazëta dhe toka bujqësore, të mbuluara me bar të rritur.

Sofia, në Bullgari. Katedralja e Shën Aleksandër Nevsky.