Moskë: Shumë viktima nga aksidenti në metro

Your browser doesn’t support HTML5

Operacioni i shpëtimit në metronë në Moskë

Ka arritur në 21 numri i personave të vdekur pasi një tren në metronë e Moskës ka dale sot nga binarët, ndërsa mbi 100 persona të tjerë janë plagosur.

Një zëdhënës i Ministrisë së Emergjencave ka thënë se presioni i rrymës ka shkaktuar alarm, duke bërë që treni të ndalojë befas dhe disa vagonë të dalin nga binarët.

Për evakuimin e të plagosurve nga vendi i ngjarjes janë përdorur helikopterët.

Aksidenti ka ndodhur pranë stacionit Park Pobedy, i cili është edhe stacioni më i thellë në metronë e Moskës, përkatësisht 84 metra.

Autoritetet kanë shpallur 16 korrikun ditë zie për viktimat.

Aksident në metronë e Moskës, dhjetëra të vdekur