Votuesit në Luhansk i gjetën të mbyllura vendvotimet

Your browser doesn’t support HTML5

Votuesit në Luhansk, në Ukrainën lindore, nuk mundën të votonin në zgjedhjet presidenciale, pasi shumica e qendrave të votimit të qytetit ishin të mbyllura. Rebelët pro-rusë sekuestruan ose bllokuan zyrat e shumë komisioneve zgjedhore në zonë, në disa raste pati kërcënime për zyrtarët e zgjedhjeve.