Mbyllen zgjedhjet kaotike në Tajlandë

Tajlandë, foto nga arkivi

Protestuesit opozitarë kanë bllokuar votimin në mijëra qendra të votimit në Tajlandë të dielën, duke shkaktuar skena zemërimi në kryeqytet, rreth procesit i cili ka zhytur këtë mbretëri në një bllokadë politike.

Përkundër faktit se me javë të tëra pati demonstrata masive në rrugët e Bangkokut, që për qëllim kishin largimin e kryeministres nga zyra, Yingluck Shinavatra megjithatë pritet të zgjat pushtetin e familjes së saj miliardere.

Për shkak të problemeve që penguan procesin e votimeve, sipas medieve ndërkombëtare, pritet që rezultati i zgjedhjeve të del, të paktën, pas disa javësh.

Pak besojnë se zgjedhjet do të zgjidh krizën e thellë politike, në të cilën është përfshirë mbretëria, prej se vëllai i kryeministres Thaksin Shinavatra, është përmbysur nga pushteti, pas një puçi ushtarak në vitin 2006.

Votimi sipas komisionit zgjedhor është penguar në një të pestën e zonave elektorale, edhe pse nuk për ndonjë incident të madh të dhunshëm, marr parasysh përleshjet e së shtunës, një ditë para zgjedhjeve, ku protestuesit opozitar dhe forcat e rendit kishin shkëmbyer zjarr me armë të ftohta.

Shtatë persona ishin lënduar nga përleshjet që ngjan një ditë para zgjedhjeve të sotme.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Tajlandë, Supacha Somchareon, tha në një konferencë për medie të dielën se procesi zgjedhor ishte i tensionuar, dhe si rezultat jo të gjitha qendrat e votimit kanë qenë të hapura.

"Në total kemi 93,052 qendra të votimit gjithandej shtetit. Mirëpo vetëm në 83,813 prej tyre është votuar të dielën. Kjo i bie se 89% e vendvotimeve kanë qenë funksionale”, ka thënë Somchareon.

Pas mbylljes së vendvotimeve, zyrtarët kanë hasur në pengesa për të dërguar materialet zgjedhore në qendrat e numërimit të votave.

Kampi opozitar ka falënderuar protestuesit dhe të gjithë përkrahësit për bllokimin e procesit në ditën e zgjedhjeve.

Subjekti më i madh opozitar, Partia Demokratike, e cila ka bojkotuar këtë cikël zgjedhor, njoftoi se është duke mbledhur prova për të kërkuar anulimin e zgjedhjeve.

Ne po bëjmë gati provat dhe të gjitha informatat që kemi, dhe do të kërkojmë nga gjykata që t’i shpall të pavlefshme këto zgjedhje”, ka thënë nënkryetari i partisë demokratike Ongart Klampaiboon.

Protestuesit ndërkaq janë zotuar se do të vazhdojnë me demonstratat e tyre kundër Yingluck dhe bllokimin e rrugëve në Bangkok, pavarësisht se rezultatit që do të del nga zgjedhjet, nëse ato nuk anulohen nga gjykata.

“Fituesi i këtyre zgjedhjeve, nuk e përfaqëson popullin tajlandez”, ka thënë prijësi i protestave Suthep Thaugsuban.

Afro 130 mijë policë janë angazhuar për të siguruar zgjedhjet e së dielës në Tajlandë, të shpërndarë gjithandej shtetit.

Mirëpo për shkak të numrit të madh të qendrave të votimit, sipas medieve ndërkombëtare, protestuesit nuk e kanë pasur të vështirë që të marrin nën kontroll ato vendvotime që ruheshin nga një numër i vogël i forcave të rendit.

Për shkak të trazirave politike në Tajlandë, pritet të pësojë sektori i turizmit në këtë shtet, ku autoritetet thonë se humbjen do të jenë miliardëshe.(f.aliu)