Sulmohen ushtarët ndërkombëtarë në Kabul

Your browser doesn’t support HTML5

Sulmohen ushtarët ndërkombëtarë në Kabul

Një sulmues vetëvrasës ka shpërthyer eksplozivët e tij, pranë një konvoji të trupave ndërkombëtare në Kabul të Afganistanit.

Burimet policore thonë se nuk është ende e qartë nëse shpërthimi ka shkaktuar viktima.

Forca e NATO-s në Afganistan ka konfirmuar sulmin kundër trupave të saj.

Përgjegjësinë për të e kanë marrë talibanët, përmes një komunikate dërguar gazetarëve.