Opozita në Ukrainë ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe presidenciale.
Kërkesa vjen pas aksionit të sotëm policor, për të shpërndarë me forcë protestuesit pro-evropianë.
Opozita po ashtu ka bërë thirrje për grevë të përgjithshme.
Dhjetëra persona janë lënduar pasi policia ka përdorur shufrat e gomës për të shpërndarë turmën protestuese nga Sheshi i Pavarësisë në Kiev.
Mijëra protestues raportohet të jenë rimbledhur sërish në Kiev.
Të premten, rreth 10,000 protestues kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit Viktor Yanukovych, i cili ka refuzuar nënshkrimin e një marrëveshjeje të asociimit me Bashkimin Evropian.