Izraeli liron 26 të burgosur palestinezë
Your browser doesn’t support HTML5
Izraeli ka liruar 26 të burgosur palestinezë, si pjesë e një marrëveshje për të rinisur bisedimet e gjata të paqes në Lindjen e Mesme. Në Gaza dhe në Bregun Perëndimor pati festë dhe gëzim, në pritjen që iu bë të liruarve, përfshirë disa nga ta që kishin qëndruar njëzet vjet prapa grilave.