Vazhdon dhuna në Egjipt

Your browser doesn’t support HTML5

Në Egjipt ka vazhduar dhuna, ndërsa në Kajro raportohet për vrasjen e dy mbështetësve të presidentit të përmbysur, Muhammad Morsi. Po ashtu, ka pasur edhe persona të lënduar në kryeqytetin Kajro. Vëllazëria Myslimane e zotit Morsi, në faqen e saj në Internet, ka raportuar se policët në rroba civile kanë hapur zjarr kundër mbështetësve të Morsit gjatë një marshimi sot herët në mëngjes.