Tre astronautë, një amerikan dhe dy rusë, zbarkuan në stepën e Kazakistanit, pas një misioni prej katër muajsh në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.
Kapsula ruse Soyuz, që mbante astronautin amerikan Joseph Acaba dhe kozmonautët rusë Genadi Padalka dhe Sergei Revin, preku sipërfaqen e Tokës sot në orët e para.
Kapsula Soyuz mbetet mjeti i vetëm i transportit për astronautët në stacionin e hapësirës që kur NASA shpërbëu flotën e saj të anijeve për vajtje-ardhje vitin e kaluar.
Një ekuipazh tre-antarësh mbetet në orbitë. Ata do të bashkohen muajin e ardhshëm me tre astronautë të tjerë - amerikanin Kevin Ford dhe rusët Oleg Novitsky dhe Yevgeny Tarelkin.(z.p.)