Para vizitës, së paralajmëruar për të hënën në Maqedoni, të komisionarit për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle, drejtuesit e institucioneve shprehen të bindur se Brukseli do të vlerësojë pozitivisht të arriturat në përmbushjen e standardeve të mbetura evropiane, që vendi të mund të marrë datën për nisjen e bisedimeve për anëtarësim.
Zëvendëskryeministrja për çështje evropiane, Teuta Arifi, thotë për Radion Evropa e Lirë se tashmë dialogu aderues me BE-në, që ishte i pari i këtij lloji për Maqedoninë ka dhënë rezultate para së gjithash në sferat që ishin vlerësuar si të rëndësishme në procesin e integrimit.
“Konsideroj se tri çështje kryesore, lidhur me të cilat edhe vlerësimet do të jenë korrekte dhe pozitive, kanë të bëjnë me raportin që kemi dorëzuar sa i përket sfidave lidhur me realizimin e Marrëveshjes së Ohrit, raport ky që është vlerësuar lart nga Bashkimi Evropian”.
“Këto tri aspekte mendoj se janë me rëndësi duke pasur parasysh faktin se me këto tri zgjidhje ligjore ne kemi përmbushur kërkesat e Bashkimit Evropian, të cilat faktikisht ata na i drejtuan pas leximit të parë, pasi që ne e dërguan në Bruksel”, shton Arifi, pa u ndalur në zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë që është edhe kriteri kryesor për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.
Arifi thotë se dialogu aderues dhe kushtet e parashtruara në të nuk përfshijnë zgjidhjen e këtij kontesti, pasi forma e këtillë e negociatave është parë si mundësi që Maqedonia t’i përmbushë kriteret tjera dhe të jetë e gatshme për anëtarësim në momentin që do të zgjidhë çështjen e emrit.
Vizita e komisionarit për Zgjerim, Shtefan Fyle realizohet në kohën e tensioneve gjithnjë e në rritje ndërmjet partnerëve të koalicionit qeveritar lidhur me propozim-ligjin për zhdëmtimin e forcave maqedonase të sigurimit që kanë pësuar në konfliktin e vitit 2001 dhe kërcënimeve të BDI-së për braktisjen e Qeverisë, në rast se propozimi miratohet në formën përjashtuese për ish-pjesëtarët e UÇK-së, që po ashtu janë dëmtuar nga konflikti i armatosur.
Gruevski një ditë më parë në prononcimin e tij të parë që nga shpërthimi i krizës qeveritare, qartë bëri me dije se barazim të forcave maqedonase të sigurimit me ish-luftëtarët shqiptarë, nuk mund të ketë, dhe se ligji do të miratohet në formën e propozuar.
Ky kontest mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së, krahas çështjeve që kanë të bëjnë me integrimin, do të jetë temë e pashmangshme në takimet e komisionarit për Zgjerim, Shtefan Fyle.
Burime nga partia shqiptare në ekzekutiv thonë, gjithashtu, se BDI-ja do të vazhdojë të përdorë të gjitha format për të parandaluar miratimin e këtij ligji, i cili nuk i shërben së ardhmes së vendit.
Zëvendëskryeministrja për çështje evropiane, Teuta Arifi, thotë për Radion Evropa e Lirë se tashmë dialogu aderues me BE-në, që ishte i pari i këtij lloji për Maqedoninë ka dhënë rezultate para së gjithash në sferat që ishin vlerësuar si të rëndësishme në procesin e integrimit.
“Konsideroj se tri çështje kryesore, lidhur me të cilat edhe vlerësimet do të jenë korrekte dhe pozitive, kanë të bëjnë me raportin që kemi dorëzuar sa i përket sfidave lidhur me realizimin e Marrëveshjes së Ohrit, raport ky që është vlerësuar lart nga Bashkimi Evropian”.
Teuta Arifi
“Ndërkohë, që në seancën e së premtes, Qeveria ka kaluar edhe zgjedhjet ligjore sa i përket shpifjes dhe ofendimit, pra, për dekriminalizimin e këtyre veprave që ishte një prej obligimeve tona kyçe para Bashkimit Evropian. Tjetra ka të bëjë me Kodin zgjedhor dhe financimin e partive politike”, deklaron Arifi, duke i vlerësuar si të rëndësishme këto aspekte që njëherësh, sipas saj, rrumbullakojnë përmbushjen e kritereve të kërkuara nga Bashkimi Evropian.“Këto tri aspekte mendoj se janë me rëndësi duke pasur parasysh faktin se me këto tri zgjidhje ligjore ne kemi përmbushur kërkesat e Bashkimit Evropian, të cilat faktikisht ata na i drejtuan pas leximit të parë, pasi që ne e dërguan në Bruksel”, shton Arifi, pa u ndalur në zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë që është edhe kriteri kryesor për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.