Apple prezanton iPhone 5-shin

Apple

Kompania Apple ka prezantuar të mërkurën iPhone 5-shin.

Modeli i ri i pajisjes telefonike vjen më i hollë dhe më i fuqishëm.

Shefi i marketingut të Apple-it, Fill Shiller, e ka quajtuar atë një “thesar absolut”.

Shiller tha se iPhone i ri peshon vetëm 112 gramë.

Analistët presin që Apple të shesë dhjetëra miliona iPhone 5 në muajt e ardhshëm për klientët e etur për përditësime.(v.t.)

http://www.youtube.com/embed/u5X5cV-4LRo?rel=0