Gjeorgji: Ortodoksët dhe homoseksualët përleshen

Dhjetëra aktivistë të të drejtave të homoseksualëve dolën në rrugët e kryeqytetit gjeorgjian për të shënuar Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, më 17 Maj.


Aktivistë të të drejtave të homoseksualëve flasin me një prift ortodoks gjatë tubimit në Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë në Tbilisi, më 17 maj.

Aktivistët ortodoksë antihomoseksualë u konfrontuan me ata që morën pjesë në tubimin për krenarinë e homoseksualëve.

Një aktivist i të drejtave të homoseksualëve (djathtas) përleshet me një aktivist të krishter ortodoks, në Tbilisi, gjatë tubimit.

Policia gjeorgjiane ndërhyri për ta ndalur dhunën. Nuk pati raportime për ndonjë plagosje serioze.