Një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve në Serbi dhe votimit për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në disa pjesë të Kosovës, shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, ka bërë thirrje për sjellje të përgjegjshme, shmangie të provokimeve dhe bashkëpunim me OSBE-në.
“Bashkimi Evropian mbështet plotësisht rolin e OSBE-së në lehtësimin e votimeve në Kosovë për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Serbisë. U bëj thirrje të gjithëve që të sillen me përgjegjësi, që të shmangin provokimet dhe të bashkëpunojnë me OSBE-në në mirëbesim, në mënyrë që votimet të zhvillohen qetësisht”, thuhet në deklaratën për shtyp të baroneshës Eshton.
Sipas saj, marrëveshja me OSBE-në ofron perspektivë reale për pjesëmarrje demokratike në një mjedis sfidues të sigurisë, "me kusht që të respektohet nga të gjithë".
“Si i tillë, ai paraqet një rast për rajonin që të jetësojë synimet evropiane”, ka thënë Eshton.
Ajo po ashtu ka kujtuar se misioni evropian për sundimin e ligjit, EULEX, do të monitorojë situatën e sigurisë dhe se “është i përgatitur për t’u marrë me eventualitetet, në përputhje me përgjegjësitë dhe mandatin, si dhe në bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in”.
“BE-ja gjithashtu do të vazhdojë të punojë ngushtë me të gjitha organizatat e tjera vendore dhe ndërkombëtare, në mënyrë që të mundësojë një proces të rregullt zgjedhor”, ka thënë Eshton.
Për qytetarët e Serbisë, shefja e diplomacisë evropiane ka thënë se zgjedhjet janë një mundësi e rëndësishme që të zgjedhin udhëheqësit e ardhshëm dhe të vendosin për drejtimin e ardhshëm të vendit të tyre. (v.t.)