Një sulmues vetëvrasës ka vrarë të paktën 17 persona në një sulm në një postbllok të policisë në veri-perëndim të Pakistanit, afër kufirit me Afganistanin.
Policia tha se sulmuesi ka goditur afër një tregu të mbushur me njerëz në Baxhaur. Në mesin e viktimave thuhet se është dhe një zyrtar i lartë i policisë.
Më shumë se 12 persona janë plagosur. Zyrtarët shëndetësorë thanë se shifra e të vdekurve mund të rritet.
Talibanët e lidhur me Al Kaidën janë aktivë në këtë rajon, që është një nga rajonet fisnore të pakontrolluar, kur së fundi ushtria ka nisur një ofensivë të madhe.(a.i.)