Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, hodhi poshtë pretendimet se ai ka shkaktuar skandalin që pengoi ish-shefin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Shtraus-Kan, të kandidojë për presidencën franceze.
Sarkozi tha gjatë një fjalimi të fushatës zgjedhore se Shtraus-Kan duhet "të sqarojë veten me ligjin dhe ta kursejë publikun francez nga komentet e tij."
“Një javë para zgjedhjeve, zoti Shtraus Kan jep leksione morali dhe jep indikacione se unë jam i vetmi person përgjegjës, për gjithçka që i ka ndodhur atij. Kjo është e tepërt, kjo është e tepërt”, tha Sarkozi.
Sarkozi theksoi se kur mendon për të gjitha “episodet skandaloze dhe të turpshme”, në të cilat është thënë se Shtraus-Kan është përfshirë në SHBA e Francë, ai është i shokuar se si guxon edhe më tej të flasë ish-shefi i FMN-së.
Ish-shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka qenë i favorizuar për të fituar zgjedhjet presidenciale deri në majin e vitit të kaluar, kur ai u arrestua në Nju Jork, nën akuzat për përdhunimin shërbyeses së hotelit Nafisatou Diallo.
Shtraus-Kan i tha gazetës Guardian të Londrës se rivalët e tij politikë kishin dashur që takimin privat ta shndërronin në skandal publik.
Ai i tha gazetës se, edhe pse nuk besonte se incidenti ishte i inskenuar, mënyra se si ngjarja kishte rrjedhur, duke çuar në hetime të policisë, “mori trajtën e një agjende politike”.
“Mbase unë kam qenë politikisht naiv, por thjesht nuk besoja se ata do të shkonin aq larg”, i tha Shtraus Kan gazetës.
“Nuk besoj se do të mund të gjenin diçka që do të më ndalonte”.
Guardian tha se ishte e qartë se me “ata” ai u referohej njerëzve që punojnë me Sarkozinë dhe partinë e tij, UMP.
Intervista e Shtraus-Kanit për gazetën Guardian paraqet edhe intervistën e parë të madhe të tij, që nga skandali, në të cilin u përfshi vitin e kaluar.
Akuzat u tërhoqën më vonë për shkak të shqetësimeve në lidhje me kredibilitetin e Diallos.
Ajo, megjithatë, tani është duke ndjekur pretendimet civile në Nju Jork.
Avokatët e Shtraus-Kanit kërkojnë që të pushohet rasti civil, duke argumentuar se ai gëzonte imunitet diplomatik në kohën e takimit.(a.i.)