Shifrat e reja të Kombeve të Bashkuara për të vrarët në Siri, flasin për më shumë se 9,000 viktima, gjatë një viti trazira.
I dërguari i OKB-së për paqe në Lindjen e Mesme, Robert Seri, i ka thënë Këshillit të Sigurimit se numri i vdekjeve bazohet në vlerësime “të besueshme” të vrasjeve, të shkaktuara nga dhuna e qeverisë dhe sulmet e rebelëve që kundërshtojnë regjimin e presidentit sirian, Bashar al-Asad.
Siria është përfshirë nga protestat antiqeveritare dhe dhuna qysh në mars të vitit të kaluar.