Dy personat e dënuar për sulmet me bomba në metronë e Minskut, janë ekzekutuar, me gjithë kundërshtimet e grupeve evropiane për të drejtat e njeriut.
Në një raport të shkurtër, agjencia shtetërore BeITA tha se Uladzislau Kavalou dhe Dmitri Kanavalu janë ekzekutuar.
Në nëntorin e vitit të kaluar, dy 26-vjeçarët, punonjës fabrike, janë dënuar me vdekje, pasi janë shpallur fajtorë për sulmet në stacionin nëntokësor të kryeqytetit bjellorus, të cilat kanë lënë të vrarë 15 njerëz.
Nëna e Kavalout, Libou, tha se ekzekutimi i djalit të saj ishte hakmarrje nga qeveria e presidentit Aleksander Lukashenko.
Mediat thonë se njerëzit, të zemëruar me lajmin, kanë hedhur lule dhe kanë ndezur qirinj jashtë stacionit të metrosë në Minsk.
Duke iu referuar ekzekutimeve, Ronald Pofalla, shef i stafit të kancelares gjermane, Angela Merkel, ka thënë se “marrëdhëniet tashmë të përkeqësuara ndërmjet Bjellorusisë dhe Evropës do të vështirësohen edhe më tej”.
Markun Lloning, zyrtar për të drejtat e njeriut në Qeverinë gjermane, e ka quajtur Lukashenkon “diktator pa zemër”.
Në Bruksel, Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes për politikë të Jashtme të BE-së, Kethrin Eshton, ka cituar këtë të fundit të ketë thënë se dy të dënuarit “nuk kanë kaluar në proces të drejtë dhe nuk u është lejuar të mbrojnë veten”.
Bashkimi Evropian, muajin e kaluar, ka ashpërsuar sanksionet ndaj Bjellorusisë për shkak të represionit politik.
Bjellorusia është i vetmi vend në Evropë që zbaton dënimin kapital.(v.t.)
Në një raport të shkurtër, agjencia shtetërore BeITA tha se Uladzislau Kavalou dhe Dmitri Kanavalu janë ekzekutuar.
Në nëntorin e vitit të kaluar, dy 26-vjeçarët, punonjës fabrike, janë dënuar me vdekje, pasi janë shpallur fajtorë për sulmet në stacionin nëntokësor të kryeqytetit bjellorus, të cilat kanë lënë të vrarë 15 njerëz.
Nëna e Kavalout, Libou, tha se ekzekutimi i djalit të saj ishte hakmarrje nga qeveria e presidentit Aleksander Lukashenko.
Lule dhe qirinj në shenjë proteste kundër dënimit me vdekje në Bjellorusi.
Aktivistja e të drejtave të njeriut, Ludmilla Griaznova, ka dënuar vendimin e autoriteteve, duke thënë se “ekzekutimi i të ashtuquajturve terroristë, fajësia e të cilëve mbetet e dyshuar, tregon se qeveria është duke fshehur gjurmët e krimit”.Mediat thonë se njerëzit, të zemëruar me lajmin, kanë hedhur lule dhe kanë ndezur qirinj jashtë stacionit të metrosë në Minsk.