Komandanti i trupave ndërkombëtare në Afganistan, gjenerali Xhon Allen, ka kërkuar ndjesë për pretendimet se ushtarët e huaj kanë shpërdorur në mënyrë të paligjshme materialet fetare, përfshirë Kuranin.
Gjenerali amerikan tha se ka urdhëruar hetime të shpërdorimeve të raportuara nga trupat në Bagram, që është baza kryesore e Shteteve të Bashkuara në Afganistan.
Autoritetet afgane thonë se mbi 2,000 njerëz kanë protestuar të martën para kësaj baze, duke shprehur zemërimin ndaj raporteve që flasin për djegie të Kuranit.(v.t.)