2011: Viti në fotografi

Zogjtë fluturojnë pranë një kishe ortodokse, gjatë një eklipsi të pjesshëm diellor, Bjellorusi, 4 janar.

Policia e Turqisë, spërkatë demonstruesit gjatë një proteste të studentëve kundër qeverisë me lidhje islamike, Ankara, 5 janar.

Ushtarët afganë, ulen në tokë gjatë një trajnimi në qendër të Kabulit, 11 janar.

Presidenti amerikan Barak Obama, përqafon komanduesin e fluturakes së NASA-s, Mark Kelli.

Një protestues hedh një tub me gaz lotsjellës në drejtim të policisë, Tunis, 18 janar.

Një grua qan teksa flet në telefon, në Aeroportin e Moskës, ku një sulmues vetëvrasës vrau 31 persona dhe plagosi shumë të tjerë, 24 janar.

Përkrahës të opozitës përshëndesin me lule gjatë një proteste antiqeveritare në Jemen, 26 janar.

Myftiu i Bosnjës, Mustafa Çeriq, viziton Aushvicin në Poloni, ku myslimanët iu bashkuan hebrenjve dhe të krishterëve si gjest solidariteti kundër refuzuesve të Holokaustit, 1 shkurt.

Një protestues antiqeveritar lëkund flamurin e Egjiptit të njollosur me gjak në Kairo në sheshin Tahrir, 4 shkurt

Protestuesit festojnë dorëheqjen e Presidentit egjiptian Hosni Mubarak në sheshin Tahrir. Rreth 2 milionë njerëz protestuan për të hequr diktaturën afro 30 vjeçare të Mubarakut, 11 shkurt.

Protestuesit gjuajnë me gurë policët gjatë një proteste antiqeveritare në Tehran. Protestë e mbajtur për mbështetjen e ngritjes arabe në shtetet fqinje, 14 shkurt.

Protestuesit vrapojnë të gjejnë strehë duke ikur nga gazi lotsjellës në Barhrain. Kërkesat për liri më të madhe politike u ballafaquan me shtypje të dhunshme, 14 shkurt.

Një shqiptar mban flamurin e SHBA-ve duke vrapuar në një rrugë të mbushur me flamuj kombëtar në Kaçanik, një ditë para se Kosova të festonte vitin e tretë të pavarësisë nga Serbi

Njerëzit në Ukrainë nuk i kushtojnë vëmendje emisionit të drejtpërdrejtë ku flitet për vitin e parë të punës Presidentin Viktor Janukoviq, 25 shkurt. 

Policia mbajnë pozitat e tyre gjatë protestës “Dita e Mllefit”, e mbajtur kundër korrupsionit dhe mungesës së shërbimeve bazike në Bagdad, 25 shkurt.

Zëvendës Presidenti i SHBA-ve, Xho Bajden, përshëndet njerëzit e kryeqytetit të Moldovës, 11 mars.

Shtëpitë e djegura të vërshuara nga deti në Japoni pas tërmetit më të madh të regjistruar ndonjëherë dhe cunamit masiv që sulmoi vendin, 11 mars.

Një grua qan në qytetin e shkatërruar Natori, në Japoni, dy ditë pasi një tërmet dhe cunami la 23 mijë njerëz të vdekur dhe të zhdukur.

Aktivistë të opozitës në Moskë, mbajnë fotografi të Vlladimir Putinit, Muamer Gadafit dhe Aleksandër Lukashenka, me parullën “Të tjerët në radhë”, 13 mars.

Presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev, puth flamurin gjatë ceremonisë së inaugurimit të tij në Astana, 8 prill.

Një grua e mbuluar me burka proteston në Paris për rregullin e ri për mos mbulimin e fytyrës në Francë.

Policia kap një vajzë pasi ajo bërtiti “liri”, gjatë një proteste në Baku, 17 prill.

Princi i Britanisë Ulliam dhe gruaja e Kethrina, udhëtojnë për në Pallatin Bukingam, pas ceremonisë së martesës së tyre në Londër, 29 prill.

Presidenti amerikan Barak Obama, zëvendëspresidenti Xho Bajden, sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton dhe pjesëtarë të ekipit të sigurisë së Obamës marrin informata për misionin kundër Osama

Nju Jorku mori lajmin për vrasjen e Osama Bin Ladenit, 2 maj.

Ambientalistët rusë përleshen me forca të sigurisë duke u munduar të ndalojnë ndërtimin e një rruge që hyn përmes pyllit, 5 maj.

Një demonstrues vrapon nga policia greke, gjatë një proteste në Athinë, 11 maj.

Ell dhe Niki, këngëtarë nga Azerbajxhan festojnë pasi fitoren në  Eurovizion, 14 maj.

Drejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Shtraus Kan u paraqit në gjyq në Menheten për t’u përballur me akuzat për ngacmim seksual ndaj një shërbyeseje të hotelit, 16 maj. 

Disa protestues në Beograd i dolën në mbrojtje Ratko Mladiqit pasi dëgjuan lajmin e arrestimit të tij, 26 maj. 

Presidenti gjeorgjian Mikel Sakashvili, mirëpret aktoren Sheron Ston që promovonte filmin mbi konfliktin mes Rusisë dhe Gjeorgjisë, 6 qershor.

Themeluesi i WikiLeaks, Xhulian Asanzh në burg shtëpiak, me akuza për ngacmim seksual, Angli, 15 qershor.

Një protestues i arrestuar bën shenjën paqësore nga automjeti i policisë në demonstratën antiqeveritare në Minsk, 29 qershor.

Një grua boshnjake vajton pranë një arkivoli në varrezën afër Srebrenicës. Më shumë se 600 viktima janë rivarrosur aty në 16 vjetorin e masakrës së Srebrenicës, 11 korrik. 

Fluturakja kozmike Atlantis ateron në Floridë duke përfunduar misionin final të programit 30 vjeçar të NASA-s, 21 korrik.

Digjet kufiri Kosovë – Serbi, pas miratimit të masave të reciprocitetit nga ana e Kosovës, 27 korrik.

Rebelët libianë festojnë pas arrestimit të djalit të Gadafit, 21 gusht.

Një aeroplani Rusisë në lumin Volga ku u vranë 44 njerëz, 7 shtator.

10 vjetori i sulmit terrorist ndaj Amerikës në kullat binjake, shtator 11.

Përkujtohet Stiv Xhobs nga një grup studentësh kinezë në Amerikë, 5 tetor.

Ish kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko dhe vajza e saj Javhenia, në seancë gjyqësore, 11 tetor.

Ish lideri libian, Muamer Gadaf, pasi u kap nga rebelët libianë në Sirte. Gadafi u vra në të njëjtën ditë, 20 tetor.

Zjarrfikësit shpëtojnë një foshnjë 46 orë pas shembjes së ndërtesës gjatë tërmetit në Turqi, 25 tetor.

Protesta “Okupo wall Street”, Okland, 25 tetor.

Protesta kundër regjimit të presidentit sirian Bashar Al-Asad, 13 nëntor.

Drunjtë e mbuluar me rrjeta të merimangave në Pakistan....

Mbështetësit e opozitës mbajnë protestë kundër padrejtësive në zgjedhjet parlamentare të autoriteteve aktuale ruse.

Çekët ndezën qirinj dhe mbajtën flamurin kombëtar, në shenjë përkujtimi për presidentin e parë të çekisë, Vaclav Havel, i vili ndërroi jetë  më 18 dhjetor.

Për nder të Vaclav Havelit, selia e Radios Evropa e Lirë në Pragë projektoi një fotografi të tij në ndërtesën e saj.

Anëtarët e Armatës së Koresë Veriore qajnë për vdekjen e liderit të tyre Kim Xhong Il, 21 dhjetor.