1993 – Princesha britanike, Diana, njofton se do të limitojë paraqitjet e saj publike, për shkak se “është e lodhur nga ndërhyrjet e mediave në jetën e saj”.
1818 – Illinoisi pranohet si shteti i 21-të i SHBA-së.
1828 – Endrju Xhekson zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara.
1971 – Beteja kufitare mes Indisë dhe Pakistanit shpërthen në luftë të shkallës së gjerë, kur avionët nga Pakistani sulmojnë së paku katër aeroporte të Indisë.
1991 – Pas gati pesë vjetësh, radikalët shiitë në Liban lirojnë pengun amerikan, Allen Suten.
1992 – Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miraton njëzëri misionin ushtarak, të udhëhequr nga SHBA, për të ndihmuar Somalinë nga uria.
1993 – Qeveria e Angolës dhe armiqtë e saj rebelë bien dakord për armëpushim në luftën e tyre 18-vjeçare.
1994 – Rebelët serbë në Bosnjë dështojnë të realizojnë zotimin për lirimin e qindra paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara.
1994 – Aktivistja e AIDS-it, Elizabet Glaser, ndërron jetën në moshën 47-vjeçare. Ajo dhe dy fëmijët e saj ishin të infektuar me HIV nga transfuzioni i gjakut.
1995 – Ish-presidenti i Koresë së Jugut, Çun Do-huan, arrestohet për shkak të rolit të tij në grusht-shtetin e vitit 1979. (v.t.)