Forcat paqeruajtëse të KFOR-it, në mëngjesin e sotëm, kanë ndërmarrë një aksion dhe kanë larguar plotësisht një barrikadë, të vendosur nga serbët në hyrje të pikës kufitare në Bërnjak.
Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.
“Ashtu siç ka njoftuar vetë KFOR-i, është zhvilluar një aksion për largimin e barrikadave, të cilat ishin të vendosura pranë pikës kufitare 31, përkatësisht në Bërnjak".
"Po ashtu disa kamionë, që kishin bllokuar rrugën kryesore në hyrje të pikës kufitare 31, janë larguar nga KFOR-i, pasi që të njëjtit nuk ishin larguar nga qytetarët, ashtu siç ishte paralajmëruar”, tha Hoti.
Sipas tij, për këto veprime të fundit, të ndërmarra nga KFOR-i, nuk ka pasur reagime nga banorët lokalë. (a.k.)