Vazhdon të mbetet i paqartë fati i strategjisë së Postë-Telekomit të Kosovës. Kjo strategji u miratua javën e kaluar në Kuvend, por përveç deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe atyre minoritarë që e votuan, të tjerët thanë se u shkelën procedurat e votimit, meqë nuk kishte kuorum.
Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, para prishjes së koalicionit, ka thënë se do të shqyrtojë mundësinë e kthimit të strategjisë sërish në Kuvend.
Mënyra e votimit të strategjisë thuhet se ka qenë një ndër arsyet që ka shtyrë Lidhjen Demokratike të Kosovës të braktisë koalicionin qeverisë me PDK-në.
Kryetarja e Komisionit për Telekomunikacion e Ekonomi, Myzejene Selmani, nga Aleanca Kosova e Re, thotë se dokumenti duhet të kthehet sërish në seancë plenare.
“Ajo strategji duhet të kthehet edhe një herë në seancë plenare. Ka qenë vetëm 50 numri i deputetëve në seancë dhe me 50 deputetë nuk mund të kalojë një dokument strategjik siç është ai për PTK-në”.
“Krasniqi ka thënë se duhet të rishikohet çështja e strategjisë së privatizimit të PTK-së, ndërsa në seancën e kaluar kjo strategji shkoi pa rekomandimet e Komisionit Parlamentar”, thotë Selmanaj.
Hydajet Hyseni, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka abstenuar gjatë votimit të strategjisë për privatizimin e Postë-Telekomit. Ai numëron dy mundësi për zgjidhjen e çështjes.
“Mendoj se janë dy rrugë: ajo kushtetuese, që do ta çonte çështjen në Gjykatën Kushtetuese, ose rruga procedurale brenda Kuvendit, duke u thirrur në rregulloren e Kuvendit”, thotë Hyseni.
Ndërkaq, Armend Zemaj, anëtar i Komisionit Parlamentar për Legjislacion dhe Gjyqësi nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, thotë se strategjia për PTK-në duhet të procedohet sipas Rregullores së Kuvendit.
Sipas tij, kryetari ose Kryesia e Kuvendit duhet të marrë iniciativë që kjo çështje të shkojë sërish në Kryesi të Kuvendit. Ky i fundit, shton ai, duhet të marrë vendim nëse dokumenti duhet t’iu nënshtrohet sërish proceduarve të votimit në Kuvend.
“Kryesia mund të vendosë se a ka qenë vendim ligjor ashtu siç e parasheh Rregullorja e Punës dhe atëherë mund të procedohet më tutje. Nëse ekzistojnë të gjitha këto modalitete, kryesia merr vendim dhe kjo mund të përcillet në Zyrën e Presidentit të vendit për nënshkrim ose jo”.
“Pastaj, mund të bëhet vlerësimi edhe nga zyra ligjore e presidentit para dekretimit final”, deklaron Zemaj.
Sipas tij, kryetari i Kuvendit të Kosovës duhet që sa më parë të urdhërojë zyrën ligjore që ta interpretojë Rregulloren e Punës së Kuvendit. Madje, një gjë e tillë, shton Zemaj, duhet bërë para se çështja të shkojë në zyrën ligjore të presidentit.
“Kjo është mënyra e vetme përmes së cilës mund të interpretohet një votim se a ka qenë i rregullt apo jo në seancën e Kuvendit të Kosovës. Të gjitha interpretimet e tjera mund të jenë mendime politike”, thotë Zemaj.
Sipas nenit 80 të Kushtetutës së Kosovës, ligjet, vendimet dhe aktet tjera miratohen nga Kuvendi me shumicën e votave të deputetëve të pranishëm dhe që votojnë.
Nëse presidenti i Republikës së Kosovës, brenda tetë (8) ditësh pas marrjes së ligjit, nuk merr asnjë vendim për shpalljen ose kthimin e tij, ligji konsiderohet i shpallur, pa nënshkrimin e tij dhe publikohet në Gazetën Zyrtare. Lidhur me këtë çështje, deputeti i PDK-së, Hydajet Hyseni, thotë:
“Nuk jam i sigurt dhe nuk e kam studiuar nëse kjo vlen edhe për aktet e tilla siç është strategjia, e cila, megjithatë, është dokument i një natyre tjetër. Pra, (strategjia) mund edhe të jetë dhe të funksionojë kështu”, thotë Hyseni.
Sipas Rregullores së Punës së Kuvendit të Kosovës për Kuorum, vendimet që merren në mbledhjet e Kuvendit janë të vlefshme në qoftë se në kohën kur merren janë të pranishëm më shumë se gjysma e të gjithë deputetëve të Kuvendit.
Ligjet, vendimet dhe aktet e tjera të Kuvendit konsiderohen të miratuara kur për to të ketë votuar shumica e deputetëve të pranishëm dhe që votojnë, me përjashtim të rasteve kur me Kornizë Kushtetuese dhe me këtë rregullore parashihet ndryshe.
Lexoni edhe këtë: Privatizimi i PTK-së (s’)duhet të pezullohet