Anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane në Kuvendin e Kosovës kanë kritikuar ekzekutivin e vendit për mungesë të vullnetit politik, si dhe për moszbatimin e ligjeve.
Kjo, sipas disa anëtarëve të këtij komisioni, po bën që Kosova të ngecë në drejtim të përmbushjes së kritereve për t’u integruar në Bashkimin Evropian.
Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, Zylfie Hundozi, tha se në Qeverinë e vendit shihet qartë se nuk ka një angazhimin të duhur për shtyrjen përpara të proceseve integruese.
“Ka mungesa në punën e Qeverisë, e cila nuk është e interesuar që proceset e integrimeve evropiane të shkojnë përpara. Kjo është e qartë prej punës, nuk është vetëm një konstatim i komisionit tonë. Ju po e shihni se nuk ka një vullnet politik që proceset të shkojnë përpara”.
“Nëse nuk ka sundim të ligjit në Kosovë, nuk ka as investime. Por, njëra prej arsyeve kryesore është mungesa e sundimit të ligjit”, tha Hundozi.
Edhe anëtari tjetër i këtij komisioni, Naser Rugova, nga Lidhja Demokratike e Dardanisë, tha se Qeveria dhe të gjitha institucionet tjera duhet të punojnë më shumë për zbatimin e ligjeve dhe integrimin e Kosovës në BE.
“Duhet një angazhim maksimal i institucioneve relevante të Republikës së Kosovës, në veçanti i Qeverisë së vendit, që t’i përveshin mëngët dhe t’i rreken punës, sepse raporti i ardhshëm i Komisionit Evropian do të fillojë të shkruhet në qershor dhe unë mendoj se jemi shumë larg asaj që ne do të dëshironim si institucione”, tha Rugova.
Në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian të vitit të kaluar është paraparë miratimi i një pakoje të ligjeve, që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë. Kjo çështje u diskutua sot në takimin e Komisionit për Integrime Evropiane.
Në këtë takim u tha se disa nga ligjet më të rëndësishme që duhet të miratohen, janë: Ligji për gjykatat, Ligji për prokurorinë, Ligji për këshillin gjyqësor dhe Ligji i këshillit prokurorial të Kosovës.
Ministrja e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi, e cila mori pjesë në takimin e Komisionit për Integrime Evropiane, u zotua se, deri në fund të vitit, të gjitha sfidat që janë përmendur në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, do të tejkalohen.
“Mund të them se deri në qershor, 90 % e sfidave nga ana e Ministrisë së Drejtësisë do të konsiderohen të eliminuara. Ndërsa, 10 % le të na lejohen, se ato deri në fund të vitit i eliminojmë”, tha Kelmendi.
Megjithatë, kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Zylfije Hundozi, shprehu skepticizmin e saj se shumë nga ligjet e rëndësishme që kanë të bëjnë me drejtësinë, nuk do të miratohen nga ana e Kuvendit. Ajo tha se mendon që në raportin e ardhshëm të progresit nga Komisioni Evropian sërish do të ketë vërejtje për sistemin e drejtësisë.
“Këto ligje nuk do të jenë të kryera për raportin e radhës të Komisionit Evropian. Unë mendoj që kjo do të jetë njëra prej vërejtjeve të Komisionit. Pra, reformimi i sistemit as që ka filluar ende”, tha Hundozi.
Sido që të jetë, çështja e integrimeve evropiane në Kosovë mbetet ende temë e vazhdueshme debatesh. Disa njohës të integrimeve thonë se Kosova është ende larg në rrugën e saj evropiane, ndërkaq të tjerët pohojnë se ritmi me të cilin po ecën Kosova, është i pranueshëm.