Që nga janari, kur shtetësinë e Kosovës e njohu Mauritania, numri prej 65 njohjeve nuk është rritur. Institucionet konsiderojnë se shumë nga shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, po presin vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili nga mesi i vitit, ashtu siç pritej, tashmë është shtyrë për në gusht.
Megjithatë, optimizëm ka në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Zëvendësministrja Vlora Çitaku paralajmëron njohje të reja, por nuk saktëson se nga kush do të vijnë ato.
Ajo thotë se Ministria e Punëve të Jashtme është duke i bashkërenduar përpjekjet me të gjithë miqtë ndërkombëtarë, që Kosova të njihet sa më parë nga shumë shtete që ende nuk e kanë marrë një vendim të tillë.
“Ministria e Punëve të Jashtme është duke bashkërenduar procesin e njohjeve me partnerët e saj. Normalisht që procesi në GJND ka pasur efektin e vet në ngadalësimin e procesit dhe ngadalësimin e dinamikës së njohjeve. Ndonëse nuk ka arritur ta bllokojë, megjithatë ka arritur të ngadalësojë ritmin. Sido që të jetë, shpejt do të kemi njohje të reja”, thekson Çitaku.
Ajo po ashtu thotë se institucionet e Kosovës janë duke i shfrytëzuar të gjithë mekanizmat e mundshëm sa i takon çështjes së lobimit.
“Dua t’ju siguroj, në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe mekanizmave të tjerë institucionalë, që ne po bëjmë gjithçka që është e mundur, që procesin e njohjeve ta shtyjmë më tutje dhe ta fuqizojmë subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”.
“Ky nuk është një proces, i cili varet ekskluzivisht nga ne. Akti i njohjes është akti më i lartë që ndërmerr një shtet në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe duke qenë i tillë, ai është produkt i reflektimeve të brendshme të shteteve të veçanta”, thotë Çitaku.
Procesi i interpretimit të ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, edhe për opozitën është një nga arsyet kryesore që ka ndikuar në mosnjohjen e Kosovës.
Megjithatë, ky proces, sipas opozitarëve, nuk është dashur të shkaktojë edhe ngecje në lobim nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Ibrahim Makolli, nënkryetar i Aleancës Kosova e Re, thotë se diplomacia kosovare ka dështuar sa i takon çështjes së njohjeve.
“Thjesht, kjo është edhe për shkak të dështimit të diplomacisë sonë në përgjithësi. Kjo çështje po dëmton dhe do ta dëmtojë edhe të ardhmen e Kosovës dhe gjithsesi do të ndikojë që një numër i shteteve të tjera edhe më tutje të mos përcaktohen në favor të njohjes së Kosovës”.
“Ministria e Punëve të Jashtme ka dështuar. Ne do të donim që të ishte ndryshe, por, për fat të keq, nëse e shihni se në çfarë aktiviteti është diplomacia serbe dhe sa inerte është diplomacia kosovare, flet më së miri për gjendjen e përgjithshme që është në kuadër të kësaj ministrie”, shprehet Makolli.
Edhe drejtori ekzekutiv i Klubit për Polikë të Jashtme, Ylli Hoxha, thotë se aktivitetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, kohëve të fundit, kanë qenë të mangëta.
Hoxha konsideron se Kosova, sa u takon njohjeve të reja, ka çaluar dhe vazhdon të çalojë. Ai është skeptik se kjo gjendje do të kapërcehet shpejt.
“Situata sot është vazhdimësi e një situate që ka qenë dje dhe e një neglizhence totale ndaj zhvillimeve. Nuk mund të pritet të sjellë diçka më mirë se ç’kemi pasur në dy vjetët e fundit”, thotë Hoxha.
Ai pohon se procesi në GJND i ka ngadalësuar njohjet për Kosovën, por, megjithatë, shpreh dyshimet se edhe pas përfundimit të këtij procesi, lidershipi kosovar do ta ndryshojë qasjen për lobim.
“Kjo është një sjellje e papërgjegjshme, të cilën e ka manifestuar vazhdimisht kjo qeveri dhe këto institucione. Nuk mund të pritet që këto befas të ndërrojnë”, thotë Hoxha.
Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës kanë deklaruar se numri i njohjeve të reja do të rritet pas përfundimit të procesit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Kosova, deri më tash, është njohur nga shtetet më të fuqishme botërore, ndër to: SHBA-të dhe 22 vende të BE-së.