Të paktën 50 persona janë ndaluar nga policia jashtë Parlamentit të Gjeorgjisë më 7 mars, teksa protestuesit kanë tentuar të hyjnë në ndërtesë, si shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të deputetëve që kanë miratuar në lexim të parë një projektligj, i cili do t’iu kërkonte organizatave që fitojnë më shumë se 20 për qind të fondeve të tyre nga jashtë, që të regjistrohen si “agjentë të huaj”.
Zjarr e topa uji në protestat në Gjeorgji kundër ligjit për “agjentë të huaj”

1
Një protestues i mbështjellë më flamurin gjeorgjian shihet duke ecur afër zyrtarëve policorë jashtë Parlamentit të Gjeorgjisë më 7 mars.

2
Protestuesit duke mbajtur një flamur të Bashkimit Evropian shihen duke u goditur me topa uji. Kryediplomati i BE-së, Josep Borell, e ka quajtur projektligjin si “zhvillim shumë të keq” në këtë shtet kaukazian.

3
Policia duke u sulmuar me zjarr gjatë protestave. Agjencia e lajmeve AFP ka raportuar se ka parë të paktën tri kokteje molotovi që janë nisur drejt forcave policore.

4
Një kordon policor qëndron përballë protestuesve në një rrugë që të çon drejt ndërtesës së Parlamentit të Gjeorgjisë.