Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë në një adresim në kohë lufte para Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës se mbështetja e tij është “kritike” për fitoren e vendit të tij, teksa Shtëpia e Bardhë njoftoi një pako të re ndihmash të sigurisë, me vlerë prej 1.85 miliard dollarësh, e cila përfshin një sistem Patriot të mbrojtjes ajrore. (Përgatiti: Trim Haliti)
"Nuk do të mbeteni kurrë vetëm" - porosia që mori Zelensky në SHBA

1
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington, më 21 dhjetor, për t’u pritur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, dhe Zonja e Parë, Jill Biden.
Ky është udhëtimi i parë jashtë vendit i presidentit ukrainas, që kur Rusia nisi një pushtim të shkallës së gjerë në Ukrainë, 10 muaj më parë.
Ky është udhëtimi i parë jashtë vendit i presidentit ukrainas, që kur Rusia nisi një pushtim të shkallës së gjerë në Ukrainë, 10 muaj më parë.

2
Biden (djathtas) pret Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë, më 21 dhjetor.
Udhëtimi i Zelenskyt në Shtetet e Bashkuara u bë teksa Kongresi amerikan po përgatitet të votojë për një projektligj të madh shpenzimesh, i cili përfshin një dispozitë për ndarjen e rreth 45 miliardë dollarëve për ndihmë shtesë ushtarake për Ukrainën.

3
Biden dhe Zelensky mbajnë një konferencë të përbashkët për media në Dhomën Lindore të Shtëpisë së Bardhë.
Përderisa projektligji pritet të miratohet, mbështetja e SHBA-së për Ukrainën është zbehur, teksa lufta po vazhdon dhe teksa amerikanët po e ndiejnë peshën e inflacionit të lartë.
Përderisa projektligji pritet të miratohet, mbështetja e SHBA-së për Ukrainën është zbehur, teksa lufta po vazhdon dhe teksa amerikanët po e ndiejnë peshën e inflacionit të lartë.

4
Gjatë takimit të tyre në Zyrën Ovale, Zelensky i dha Bidenit një dhuratë nga ushtarakët ukrainas, që po shërbejnë në qytetin e Bahmutit, në vijën e frontit.