Mobilizimi për të siguruar ushqim për të prekurit nga tërmeti
Vullnetarët në Turqi e Siri janë mobilizuar duke përgatitur ushqime të ngrohta për t'i shpërndarë te njerëzit e prekur nga tërmetet vdekjeprurëse në Turqi e Siri. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Vullnetarët duke përgatitur ushqime të ngrohta për njerëzit e prekur nga tërmeti vdekjeprurës, në Alepo, Siri, 12 shkurt 2023.

2
Një vullnetar duke ndarë shujtat me ushqime për njerëzit e prekur nga tërmeti vdekjeprurës, në Alepo, Siri.

3
Disa vullnetare në një kuzhinë duke përgatitur supë për të prekurit nga tërmeti vdekjeprurës.
Faza e shpëtimit të njerëzve të mbetur nën rrënoja “është drejt fundit” dhe tani pritet që përpjekjet të përqendrohen në ofrimin e strehimit dhe ushqimit për të mbijetuarit, tha shefi për ndihmë i Kombeve të Bashkuara, Martin Griffiths, gjatë vizitës në Alepo të Sirisë, më 13 shkurt.

4
Një burrë duke përgatitur ushqim për të prekurit nga tërmeti vdekjeprurës, në Pazarxhik, Turqi.